Serbët kremtojnë ‘Vidovdanin’, policia e Kosovës merr masa
Sot pritet që serbët të mbajnë festën e “Vidovdanit” Festimet mbahet në Graçanicë duke filluar nga ora 07:00, dhe për këtë arsye do të ndërpritet përkohësisht qarkullimi i automjeteve në hyrje-daljet e komunës së Graçanicës
Nisur nga një grumbullim i serbeve dhe tensioneve që kanë shoqëruar javët e fundit, policia e Kosovës ka shtuar masat e sigurisë për të garantuar rend, qetësi dhe siguri publike.
Kontrollimi dhe menaxhimi i rrjedhës së trafikut në të gjitha rrugët magjistrale, rajonale dhe ato lokale.
Angazhimi i njësiteve policore për ri-orientim të trafikut në ato rrugë ku mund të ketë ndërprerje të përkohshme të rrugës apo të ndonjë korsie.
Zbatimi i kompetencave dhe autorizimeve ligjore, përballë situatave të ndryshme dhe marrja e masave ndaj të gjithë shkelësve të ligjit, konform ligjeve të Republikës së Kosovës.
Një ditë më parë qytetarët serbë u mblodhën në Mitrovicë të Veriut dhe në Graçanicë, ku u paraqit një dokument i quajtur “Deklarata e Vidovdanit”.
Në deklaratën, që e lexuan zyrtarë të partisë më të madhe serbe në Kosovë – Lista Serbe – thuhet se komuniteti serb në Kosovë është “i ekspozuar ndaj dhunës”.
Në “Deklaratën e Vidovdanit” thuhet po ashtu se, nëse Prishtina vazhdon me aktivitetet dhe arrestimet e saj, serbët në Kosovë do të detyrohen t’u përgjigjen “të gjithë atyre që na dëshirojnë të keqen, që ëndërrojnë luftën në vend të paqes”.
“Ne do të jemi të bashkuar në luftën tonë të drejtë për të qëndruar dhe mbijetuar në këto zona dhe për të mbrojtur shtëpitë dhe familjet tona”, thuhet në dokument.
Në “Deklaratën e Vidovdanit” përmendet edhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë, për të cilin është rënë dakord në kuadër të dialogut Prishtinë-Beograd dhe i cili duhet t’u sigurojë autonomi më të madhe serbëve në Kosovë.
“Ka ardhur koha që të zbardhet e vërteta dhe të thuhet qartë në këtë Vidovdan: a do të kemi Asociacion? Ndryshe, e dimë çfarë të bëjmë”, thekson deklarata, pa specifikuar më shumë.
LEXONI GJITHASHTU:
Protesta në Graçanicë, kërkohet “liri për të gjithë serbët e arrestuar”
Gjenerali serb i kërkesë KFOR-it: Mbroni serbët që jetojnë në Kosovë