Serbët nga Veriu nisen me autobusë për të votuar në Serbi

Shpërndaje lajmin

Qytetarët serbë nga Kosova po shkojnë në Serbi për të votuar për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare serbe.
Policia e Kosovës tha se për shkak të qarkullimit të shtuar, janë krijuar kolona dhe pritje në dy pikat kufitare Jarinjë dhe Bërnjak, që lidhin Kosovën me Serbinë.
Sa i përket aspektit të sigurisë lidhur me mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë, Policia e Kosovës tha se situata është e qetë.
Më shumë se 25 autobusë u nisën nga stacioni i autobusëve në Mitrovicë të Veriut, për të transportuar serbët për të votuar në qytetet në kufi me Kosovën.
Komisioni Republikan i Zgjedhjeve të Serbisë ka thënë se rreth 100,000 serbë nga Kosova do të mund të votojnë në vendvotimet e tjera që gjenden në komunat në kufi me Kosovës siç janë Tutini, Rashka dhe Vranja.
Qeveria e Kosovës për herë të parë nuk lejoi mbajtjen e zgjedhjeve serbe brenda territorit të saj.
 
LEXONI GJITHASHTU:

Zgjedhjet në Serbi, shqiptarët pretendojnë të marrin mbi 3 deputetë
Sondazhet nxjerrin Vuçiç fitues të zgjedhjeve në Serbi
The post Serbët nga Veriu nisen me autobusë për të votuar në Serbi first appeared on Euronews Albania.

Leave a Reply

Your email address will not be published.