Serbët nisen nga veriu me autobusë për të votuar në Serbi

Shpërndaje lajmin

Në Serbi ka filluar procesi zgjedhor për zgjedhjet presidenciale, zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe zgjedhjet lokale në Beograd.
Ndërkohë, serbët e veriut të Kosovës po nisen drejt Serbisë me transport të organizuar por nga disa komuna ata do të udhëtojnë edhe me veturat e tyre.
Disa grupe serbësh, mbrëmë u raportua se në Shillovë të Gjilanit, pritën në radhë për t’u furnizuar me naftë për të shkuar dhe votuar në Serbi.
Po ashtu, u tha se karburante falas u dhanë në një pikë të derivateve, ku u theksua se për këtë janë përdorur paratë nga fondi për trajtimin e fëmijëve të sëmurë.
Në anën tjetër, në këto zgjedhje të Serbisë, shqiptarët e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit garojnë me dy lista dhe pretendojnë të kenë tre deri në katër deputetë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.