Serbët nisin të mblidhen për të bllokuar pikat kufitare me Kosovën
Nisur nga ora 18:00, asnjë veturë nuk qarkullon përmes pikave kufitare mes Kosovës dhe Serbisë.
Kjo pasi këtë të premte, serbët nga ana e territorit të Serbisë bllokuan rrugët që të çojnë drejt pikave kufitare me Kosovën.
Pikat kufitare të bllokuara janë Jarinja, Bërnjaku, Dheu i Bardhë, Merdarja dhe Kulla.
Këshilli Kombëtar i Bllokadave nga Serbia kanë thënë që rrugët do të lirohen kur të plotësohen kërkesat e tyre e që janë largimi i Policisë së Kosovës nga Veriu.