October 23, 2021

Sërish përplasje, i digjen 60 çadra një biznesi në Dhërmi

Shpërndaje lajmin

Bilbil Domi është personi, të cilit iu dogjën pak pas mesnatës 60 çadra dhe shezlogë në plazhin e Drimadhes, ka treguar para uniformave blu se ka pasur gjatë ditëve të fundit konflikte për hapësirën e plazhit me fqinjët.

Siç ka treguar Domi, të dielën e 27 qershorit ai kishte marrë lejen për shfrytëzimin e hapësirës së tij dhe 60 çadrat dhe shezlogët i kishte bërë gati për t’i vendosur në shfrytëzim këtë të hënë, por fatkeqësisht pak pas mesnatës iu dogjën nga zjarri.

Policia ka nisur hetimet për të mësuar më tepër rreth ngjarjes, ku pista kryesore e hetimit është konkurrenca.

Konflikti për ndarjen e hapësirave të plazhit la katër të vdekur në Velipojë mbrëmjen e së shtunës, më 26 qershor.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *