Sërish tërmet në Mal të Zi, lëkundjet ndihen edhe në Bosnje
Ditë më parë Mali i Zi u lëkund nga një tërmet me magnitudë 5.4 ballë të shkallës Rihter, përcjell albinfo.ch.
E me kaq ajo ditë nuk u ndal për shtetin, pasi tërmete të njëpasnjëshme vazhduan ta godisnin.
Ndërkaq edhe sot Mali i Zi përjetoi një tjetër tërmet, me magnitudë 3.6 ballë.
EMSC bën të ditur se dridhjet u ndien edhe në Bosnja dhe Hercegovina.