“Servile, aq di, aq bën”, opinionistët me dorë të hekurt, “kryqëzojnë” Efin

0
Shpërndaje lajmin

Lidhur me debatin e ashpër mes Efit, Deas dhe Luizit, opinionistët komentuan diskutimin.
Zhaklin: Nuk mendoj që e ka bërë për të shfuqizuar Efin. Luizi e ka thënë që në finale do lojtare më pak të fortë, që ka ketë të sigurtë fitoren. Sa i përket deklaratave që ka bërë Efi, kur do ti bëjë gropën tjetrit, bie vetë brenda. Tani e pamë të gjithë çfarë do të thotë të dhunosh, të intimidosh, të bësh dikë të qajë, Videoja e tregoi shumë qartë këtë. Ti Efi duhet të kërkosh ndjesë.
Efi: Kjo gjë është shumë e shëmtuar.
Efi: Servilosjen mbajë për vete.
Zhaklin: Jo mbaje ti, unë nuk jam banore. Pse përdor një ngjarje, kur ti nuk ke qenë fare e përfshirë?
Efi: Unë e përdora, sepse nuk më pëlqen fare kur e dëgjova atë. Unë kështu jam, nuk përdora as strategji asgjë.
Zhaklin: Edhe nëse nuk bën strategji, tregon se je banore e dobët dhe ke shkuar aty të bësh fresk.
Efi: Nuk më intereson ajo që ti thua.
Zhaklin: Nëse nuk të intereson, për çfarë je aty?
Zhaklin: Dera e Vodafonit aty është.
Arbër: Unë nuk kam ndërmend të merrem me këto përrallat e Efit. Ajo është demaskuar, nuk ka më asnjë kartë për të luajtur. Së pari, unë e kam kundërshtuar gjthmonë ofendimin dhe kërcënimin. Fjalën kam, atë kam përdorur. Efi aq di, aq bën. Luizi nuk po e faktorizon Efin. Ai po bën atë që bën gjithmonë, gjënë më të rëndësishme ka lojën.
Zhaklin: Duket sikur Oltën e radhës po e bëj unë dhe Arbri. Ajo luftën e ka me mua dhe Arbrin, jo me banorët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *