Sezer Hairstyle – Parukieri i Vipave Shqiptarë

Share

Sezayir Arslan, ndryshe i njohur si Sezer Hairstyle, është sensacioni i momentit për të gjitha femrat në Tiranë. Sezer është një nga parukierët më të njohur në Shqipëri dhe mesa duket destinacioni i preferuar i të gjithë vipave shqiptarë.

Sezer në fakt vjen nga Turqia, por jeton dhe punon tashmë prej vitesh në Shqipëri. Nuk e dijmë, Sezerin e ka tërhequr puna në Shqipëri apo dicka tjetër?

Gjithsesi, duket se të gjithë personazhet publikë Shqiptarë janë të lumtur që Sezeri ndodhet në Tiranë. Këtu mund të veçojmë disa nga emrat si Ciljeta, Bora Zemani, Anxhela Peristeri, Ronela Hajati, etj.

Së fundmi, përvec artistëve të njohur, Sezer është frekuentuar dhe nga personazhet e përfolur të momentit nga progami “Perputhen”, ku mund të vecojmë Tea Trifoni, Jasmina, Sindi, Melisa Lleshi etj.

Komento

Recent Posts