“Sfida e KQZ-së parandalimi i veprimtarisë që ndikon në zgjedhje”, Gerta Meta: Publikimi i kandidaturave i vonuar

Share

Përfaqësuesja e Koalicionit të Vëzhguesve Vendorë Gerta Meta ka folur në studion e “Ditari” në A2CNN në lidhje me zgjedhjet e 25 prillit, risitë dhe sfidat e KQZ-së.

Sipas Metës sfida kryesore e KQZ-së, përpos votës së emigrantëve, identifikimit biometrik dhe votimit elektronik është edhe parandalimi i veprimtarisë së qeverisë që ndikon direkt te votuesi në zgjedhje. Për këtë KQZ ka detyruar institucionet që brenda 5 ditëve të deklarojnë veprimtarinë  e tyre.

“Ka një risi dhe po punohet. Është miratuar projektvendimi, që është sfida e parandalimit të veprimtarisë që ndikon drejtpërdrejt në natyrën e votuesve në zgjedhje. Të gjitha mazhorancat e kanë përdorur administratën dhe asetet shtetërore për zgjedhje. KQZ ka detyruar institucionet që brenda 5 ditë të deklarojnë aktivitetet e tyre dhe do jetë KQZ që do t’i  lejojë ose jo. Mazhoranca aktuale nuk themi që nuk është në dijeni, por mosdakordësia për të ngatërruar gjërat se qeveria po bën punën e saj për të thënë se ne nuk mund të braktisim veprimtarinë e qeverisë”.

Meta nxit të gjithë aktorët dhe jo vetëm opozitën që të denoncojnë sa më shumë raste për të ndihmuar KQZ-në dhe Komisionerin Shtetëror që qeveria të tregohet e përgjegjshme. Sipas saj institucionet duhet të bëjnë punën e tyre, por duhet të ndalojë propaganda e qeverisë në emër të procesit zgjedhor.

“Kompromiset forcat politike i gjejnë dhe KQZ e ka marrë përsipër për të qenë e drejtë dhe transparente. Të gjithë aktorët dhe qytetarët janë të lirë jo vetëm opozita duhet të bëjnë kallëzime, për të ndihmuar KQZ e Komisionerin Shtetëror për të denoncuar raste sa më shumë  që edhe qeveria të jetë më e matur dhe e përgjegjshme. Ne nuk jemi kundër që qeveria të bëjë punën e saj, por publiciteti shfrytëzohet më shumë në kohë zgjedhjesh nuk ka sens që kryeministri të kthehet në tapivënës. Institucioni i legalizimeve le të punojë por nuk ka pse kryeministri të kthehet në tapivënës. Të ndalojë propaganda e qeverisë duke lozur në emër të procesit zgjedhor. Kjo është pozitive dhe qeveria dhe kabineti duhet ta kuptojnë. Është një risi. Është shqetësuese që në kamera media është kryeministri, kryetari bashkisë dhe kabineti qeveritar dhe nuk duhet të abuzohet me pushtetin e dhënë nga qytetarët”.

Meta u ndal edhe te vonesat në publikimin e kandidatëve. Sipas saj ka pikëpyetje të mëdha në lidhje me transparencën e përzgjedhjes së tyre, përveç filtrit të dekriminalizimit. Përgjegjësia thotë nuk është vetëm personale, por edhe e partisë dhe kryetarit që bën listën.

“Qytetarët duan programe e vizion të subjekteve elektorale dhe ajo që është e rëndësishme çfarë do të ndodhë me kandidatët?  Ata janë një nga pikëpyetjet më të mëdha.  Publikimi i kandidaturave i vonuar. Pati propagandë me lojën që partitë dhe karshillëkut që i bënin njëri tjetrin dhe përzgjedhjet e kandidatëve dhe sot nuk flet asnjë njeri nuk dimë ç’ndodhi me filtrin e opozitës apo të mazhorancës, cila do jetë transparenca e përzgjedhjes dhe çfarë CV e risish do të sjellin këta kandidatë për ta merituar këtë, nuk kemi asnjë filtër të publikuar përveç dekriminalizimit. Përgjegjësia duhet të jetë personale, por edhe partia e lideri i saj që bën listën e mbyllur”.

Meta u bëri apel qytetarëve q ët kontrollojnë emrat e tyre në listë për të ushtruar të drejtën kushtetuese të votës.

“Në janar del ekstrakti i parë, në shkurt i dyti dhe në 16 mars është ekstrakti i fundit te lista e votuesve.  Qytetarët t’i drejtohen njësive administrative, të kërkojnë emrin në listë se është e  vetmja alternativë për të ushtruar të drejtën e votimit “.


Share

Komente