November 29, 2021

Sfida interesante në 5 ligat kryesore europiane, mësoni cilat janë përballjet e forta

Shpërndaje lajmin

Ditën e sotme luhen disa sfida në ligat kryesore europiane, ku bien në sy  duele të forta mes skuadrave që kërkojnë fitoren për të bërë ligjin në kampionatet ku bëjnë pjesë.

Në seria A ditën e sotme luhen 5 sfida por ndeshja që merr vëmendjen e të gjithë është sfida mes Interit dhe Napolit që luhet në orën 18:00. Një sfidë  e luftuar mes napolitanëve dhe zikaltërve, teksa këta të fundit duan të shkurtojnë diferencën me Napolin duke përfituar edhe nga humbja e Milanit kundër Fiorentinës, ndërsa nga krahu tjetër Napoli kërkon shkëputjen nga skuadrat e tjera dhe këtë javë ka rastin ideal pas ndalesës së “kuq e zinjve”. Ndeshje e tjetër interesante në Seria A është edhe përballja e Genoas me Romën e Moirunhos në orën 20:45.

Në Premier League është radha e Manchester Cityt për të marrë 3 pikët e radhës ndaj Everton, në orën 15:00,ndërsa përballje tjetër në ligën angleze është edhe Tottenham i Contes kundër Leeds në orën 17:30.

Edhe Gjermania ka rezervuar vetëm dy sfida për sot, teksa në fushën e blertë do zhbresin Freiburg që pret Eintracht Frankfurt, ora 15:30, dhe në orën 17:30 është përballja mes Mainz dhe FC Koln.

Në Ligue 1 spikt ndeshja mes Lyon dhe Marsellës e cila do të luhet në orën 20:45.

Në fund por jo më pak e rëndësishma, La Liga përfaqësohet nga dy sfida, Granada do presë në shtëpinë e saj Realin e Carlo Ancelottit në orën 16:15, ndërsa Valencia do të udhëtojë në transfertë në orën 21:00 për t’u përballur me Real Sociedadin.

Premier League

15:00/ Manchester City –  Everton

17:30/ Tottenham – Leeds

Lugue 1

20:45/ Lyon – Maseille

Bundesliga

15:30/ Freiburg – Eintracht Frankfurt

17:30/ Mainz – FC Koln

Seria A

18:00/ Inter – Napoli

20:45/ Genoa – As Roma

La Liga

16:15/ Granada CF – Real Madrid

21:00/ Real Sociedad – Valencia  /f.a/


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *