Sfidantja e Macron që synon presidencën e radhës në Francë: Vendi në kolaps, do rivendos krenarinë

Shpërndaje lajmin

Valérie Pecresse do të kandidojë përballë Emanuel Macron për presidencën e ardhshme franceze. Në një intervistë për Le Figaro ai shprehet se do të rivendosë krenarinë franceze dhe do i japë fund kolapsit në vend.

Pecresse ka theksuar se gjatë verës së do të udhëtojë nëpër të gjithë vendin për të takuar francezët dhe për t’i njohur ata me planin e saj për drejtimin e shteti.

“Unë jam kandidate për Presidencën e Republikës për të rivendosur krenarinë franceze. Nuk i duroj dot njerëzit të flasin në vend që të veprojnë. Ne duhet të shkëputemi nga dhjetë vjet zgjedhje të këqija, gjysmë masash, pavendosmërie dhe në fund të fundit kolapsi i vendit tonë. 

Unë dua të bëj më shumë.  Unë dua ta vendos vendin në rregull. Në vitin 2022, Franca duhet të bëjë një fillim të ri. Këtë verë, unë do të udhëtoj në vend për të takuar francezët për të pasuruar projektin tim”, është shprehur ajo. m.v/abcnews.al


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *