Shaqiri dhe Xhaka komentojnë shortin, ku janë në grup me Brazilin dhe Serbinë

Shpërndaje lajmin

Goglat në Doha të Katarit kanë vënë përballë Zvicrën dhe Serbinë. Shqiptarët kujtojë vitin 2018 kur Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka shënuan në fitoren 2:1, dërguar Serbinë në shtëpi, një moment që zgjoi shumë reagime, duke festuar me shqiponjën dykrenare, shkruan albinfo.ch.
Shaqiri dhe Xhaka komentuan kështu shortin. “Ne njohim shumicën e ekipeve nga Botërori 2018, kurse Kameruni është ekip interesant me lojtarë të mirë që luajnë në liga të forta. Për mua Brazili është favorit i madh i grupit. Ekipet tjera do të luajnë për vendin e dytë. Synimi ynë fillestar është ta kalojmë grupin. Do të jetë vështirë. Na duhen tri ndeshje shumë, shumë të mira për të qenë në gjendje të avancojmë. Por falë përvojës së madhe në këtë turne ne do të shkojmë në Botëror me vetëbesim. E dimë se çka na pret”, është shprehur Shaqiri për faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Zvicrës.
Në anën tjetër kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka ka bërë një postim lidhur me shortin për Botërorin “Katari 2022”.
“Jo aq keq”, ka shkruar Xhaka në postimin në “Instagram” ku e ka paraqitur fotografinë me ekipet e grupit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.