Shaqiri flet para ndeshjes ndaj Kosovës: Duhet të reagojmë, duhet të fitojmë

Shpërndaje lajmin

Nesër zhvillohet miqësorja me shumë emocione mes Zvicrës dhe Kosovës në Cyrih.
Në konferencën për media ka folur Xherdan Shaqiri, i lindur në Kosovë, por që luan për Zvicrën.
“Ne duam të fitojmë. Është normale që një pjesë e tifozëve të mos pëlqejnë për mënyrën si luan apo sillesh, por besoj se 95% e njerëzve do të jenë të lumtur të më shohin në fushë.
Nuk kam dyshim se do të jetë një ndeshje e bukur, edhe pse unë kam luajtur ndeshje më të rëndësishme se ajo e nesërmja. Duam të reagojmë pas sfidës me Anglinë dhe qëllimi është i qartë, të fitojmë. Do të jem i përqendruar te ndeshja”, u shpreh Shaqiri.

Leave a Reply

Your email address will not be published.