Shaqiri: Kosova ka cilësi por nevojitet më shumë përvojë

Shpërndaje lajmin

Ylli kosovar i Kombëtares së Zvicrës, Xherdan Shaqiri ka lavdëruar Kombëtaren e Kosovës pas miqësores Zvicër-Kosovë e cila përfundoi me barazim 1-1.
Shaqiri tha të ketë ndier emocione të forta dukr qenë se ishte hera e parë që luante kundër Kosovës, vendlindjes së tij. Sipas tij, atmosfera ishte shumë speciale dhe në të njejtën kohë fantastike, transmeton Albinfo.ch.
“Kosova ka luajtur mirë, ka ekip të mirë dhe duhet të vazhdojë të luajë kështu edhe kundër ekipeve tjera të forta. Kosova ka cilësi, por i nevojitet më shumë përvojë. I nevojitet edhe pak kohë, por është në rrugë të mirë për të shkuar përpara. Normalisht, që e kam pasur ndërmend ta veshi fanellën e Kosovën dhe kam pasur ëndërr të luajë, por luajë për Zvicrës dhe jam krenar sepse ky shtet na ka dhënë shumë mua dhe familjes time”, tha Shaqiri teksa shtoi se Kosova është ekipi i tij i preferuar dhe se barazimi 1-1 ishte më i ëmbli i karrierës së tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published.