SHBA akordon $100 milionë në ndihma për mbrojtje civile në Ukrainë

Shpërndaje lajmin

Shtetet e Bashkuara pritet t’i japin Ukrainës edhe $100 milionë të tjera në formën e ndihmave për mbrojtjen e civilëve, konfirmoi të shtunën Departamenti amerikan i Shtetit.
Sekretari i Shtetit Antony Blinken deklaroi se shuma do të shkojë për ndërtimin e kapaciteteve të Ministrisë së Brendshme të Ukrainës me qëllim ‘rritjen e sigurisë kufitare dhe ‘mbrojtjen e infrastrukturave qeveritare’.

The U.S. will provide an additional $100 million in civilian security assistance, including armored vehicles and equipment to the Ukrainian State Border Guards and National Police, who are on the front lines rescuing victims and protecting civilians from Putin’s brutal assault.
— Secretary Antony Blinken (@SecBlinken) March 26, 2022

“Fondi do të vazhdojë furnizimin e vazhdueshëm me pajisje mbrojtëse personale, pajisje të nevojshme në terren si dhe aparatura taktike e mjekësore dhe automjete të blinduara”, shkruan Blinken në deklaratën e publikuar nga Departamenti i Shtetit.
Rusia ka vazhduar sulmet gjatë fundjavës, përfshi dhe qytetin e Lvivit, i cili më herët nuk kishte rënë ende në shënjestrën e sulmeve të vazhdueshme raketore.
LEXONI GJITHASHTU:

Vritet gjenerali i shtatë rus në Ukrainë
‘Avionët rus nuk rrëzohen me mitralozë’, Zelenski kërkon më shumë armë
Shtëpia e Bardhë korrigjon Biden: Nuk kërkoi ndryshimin e regjimit në Rusi
The post SHBA akordon $100 milionë në ndihma për mbrojtje civile në Ukrainë first appeared on Euronews Albania.

Leave a Reply

Your email address will not be published.