SHBA dënon sulmet e orkestruara ndaj policisë, kërkon që autorët të sillen para drejtësisë

0
Shpërndaje lajmin

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka reaguar pas ngjarjeve në veri të vendit.
Përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, ai ka deklaruar se dënojnë ashpër sulmet e okrestrara, të dhunshme ndaj Policisë së Kosovës.
“PK ka përgjegjësi të plotë dhe legjitime për zbatimin e sundimit të ligjit në Kosovë. Autorët duhet dhe do të mbajnë përgjegjësi dhe do të sillen para drejtësisë. I shpreh ngushëllimet në emër të Shteteve të Bashkuara familjes për vdekjen e rreshterit të Policisë së Kosovës të vrarë në krye të detyrës”, ka shkruar ai, përcjell albinfo.ch.
Në anën tjetër në deklaratën e lëshuar nga ambasada e SHBA-së, ku thuhet se situata po monitorohet nga afër.
“Ne po e monitorojmë situatën nga afër dhe i dënojmë këto akte të dhunshme ndaj autoriteteve legjitime të Republikës së Kosovës”, thuhet në deklaratën e ambasadës.

Strongly condemn the orchestrated, violent attacks on the Kosovo Police. KP has full & legitimate responsibility for enforcing the rule of law in Kosovo. The perpetrators must & will be held accountable and brought to justice. I express condolences on behalf of the United States… pic.twitter.com/iWvQ53guZK
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) September 24, 2023

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *