SHBA dhuron armë në vlerë 300 milionë euro për Ukrainën

Shpërndaje lajmin

Departamenti amerikan i Mbrojtjes do t’i sigurojë Ukrainës armë shtesë me vlerë 300 milionë dollarë, si pjesë e një pakete ndihme, tha Pentagoni në një deklaratë.
Qeveria amerikane ka premtuar tashmë 1,65 miliardë dollarë ndihmë ushtarake dhe furnizime me armë për Ukrainën që nga fillimi i luftës së Rusisë kundër fqinjit të saj.
Që nga fillimi i vitit të kaluar, ndihma amerikane ka arritur në 2,3 miliardë dollarë.
Sidoqoftë, armët e reja duhet të marrin pak kohë për t’u dorëzuar.
Procesi nuk ka të bëjë me dorëzimin e armëve dhe sistemeve tashmë në posedim të SHBA-së, por me porositë tek prodhuesit.
“Ky njoftim përfaqëson fillimin e një procesi kontraktimi për të ofruar aftësi të reja për ushtrinë ukrainase”, tha Pentagoni.
”SHBA do të vazhdojë të punojë me aleatët dhe partnerët e saj për t’u siguruar ukrainasve aftësi shtesë”, përfundon deklarata.

Leave a Reply

Your email address will not be published.