SHBA garanton Suedinë për t’iu bashkuar NATO-s

Shpërndaje lajmin

Suedia dhe Finlanda fqinje qëndruan jashtë NATO-s gjatë Luftës së Ftohtë, por aneksimi i Krimesë nga Rusia në 2014 dhe pushtimi i Ukrainës i kanë shtyrë vendet të rimendojnë politikat e tyre të sigurisë, me anëtarësimin në NATO që duket gjithnjë e më i mundshëm.
Të dyja vendet janë të shqetësuara se do të jenë të pambrojtur gjatë një procesi aplikimi, i cili mund të marrë deri në një vit për t’u miratuar nga të gjithë anëtarët e NATO-s, transmeton Euronews, përcjell Albinfo.ch.
“Natyrisht, nuk do të hyj në asnjë detaj, por ndihem shumë e sigurt se tani kemi një garanci amerikane”, i tha Linde TV suedez nga Uashingtoni pas takimit me Sekretarin e Shtetit të SHBA, Antony Blinken.
Një deklaratë e Departamentit të Shtetit të SHBA-së lëshuar pas takimit tha se Blinken kishte riafirmuar përkushtimin e Uashingtonit ndaj politikës së NATO-s për të mirëpritur anëtarët e rinj, por nuk përmendi garancitë e sigurisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.