SHBA: Gati 500 000 të vdekur nga COVID-19

Share

berset vizite spital

SHBA-ja iu afrua sot shifrës së 500 mijë vdekjeve nga COVID-19, një vit pas njoftimit, më 29 shkurt 2020, të vdekjes së parë nga virusi, sipas numërimit të bërë nga Universiteti “Johns Hopkins”.

“Ne nuk kemi provuar një gjë të tillë për më shumë se 100 vjet, që nga pandemia e 1918-s”, tha imunologu Anthony Fauci, raporton AFP, përcjell Albinfo.ch.

“Kjo është diçka që do të hyjë në histori”, shtoi ai.

Pragu i 400 000 vdekjeve u tejkalua në janar në prag të betimit si president i Joe Biden, i cili e bëri luftën kundër epidemisë përparësinë kryesore të fillimit të tij në detyrë.

“500 000! Kjo është gati 70 000 më shumë se të gjithë amerikanët që vdiqën gjatë Luftës së Dytë Botërore”, tha Biden të premten, i cili urdhëroi sot uljen e flamujve në gjysmështizë, në shenjë nderimi për viktimat e sëmundjes.

 


Share

Komente