SHBA-ja dhe Izraeli zotohen të mos lejojnë Iranin të bëhet më marrë bërthamore
Presidenti i SHBA Joe Biden dhe kryeministri izraelit Yair Lapid nënshkruan sot një marrëveshje të përbashkët, ku zotohen se nuk do të lejojnë Iranin të ketë armë bërthamore.
“Ne nuk do të lejojmë Iranin të marrë një armë bërthamore, ” tha Biden në një konferencë shtypi pas nënshkrimit të deklaratës.
“Shtetet e Bashkuara theksojnë se një element integral i këtij zotimi është një angazhim se Irani nuk do të lejohet kurrë të marrë një armë bërthamore dhe se është i përgatitur të përdorë të gjithë elementët e fuqisë së tij kombëtare për të siguruar atë rezultat,” thuhej në deklaratë . .
Lapid e quajti këtë qëndrim një mënyrë për të shmangur konfliktin e hapur.
“E vetmja mënyrë për të ndaluar një Iran bërthamor është nëse Irani e di se bota e lirë do të përdorë forcën,” tha ai pas ceremonisë së nënshkrimit.
Duke folur nga ana e tij, Biden tha se parandalimi i Iranit nga marrja e një arme bërthamore është një “interes jetik sigurie për Izraelin dhe Shtetet e Bashkuara dhe, do të shtoja, për pjesën tjetër të botës”.
Në vitin 2015, Irani nënshkroi një marrëveshje ndërkombëtare për të frenuar programet e tij bërthamore që mund të çojnë në prodhimin e një bombe bërthamore.
Në vitin 2018, presidenti i SHBA-së, Donald Trumpu tërhoq nga marrëveshja, duke e quajtur të pamjaftueshme, një tërheqje e mirëpritur nga Izraeli.
Irani që atëherë ka rritur disa aktivitete bërthamore, duke i vendosur një afat kohor ofertës së fuqive ndërkombëtare për t’u kthyer në një marrëveshje në bisedimet e Vjenës. Izraeli tani thotë se do të mbështesë një marrëveshje të re me kushte më të ashpra. Irani reagon ndaj kufizimeve të reja.
Biden ka kërkuar një kthim në bisedime, por tha se i takon Iranit të përgjigjet. “Ne nuk do të presim përgjithmonë,” tha ai.
Biden u tha gazetarëve se ai dhe Lapid diskutuan gjithashtu se sa e rëndësishme është “për Izraelin që të integrohet plotësisht në rajon”. Lapid, nga ana e tij, vlerësoi se vizita e ardhshme e Biden në Arabinë Saudite është “jashtëzakonisht e rëndësishme për Izraelin”./ /