SHBA-ja, kundër pranisë së Putinit në samitin e G20-ës

Shpërndaje lajmin

Sot, administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, ka dalë kundër ftesës së bërë kreut të Rusisë, Vladimir Putin, që të marrë pjesë në samitin e G20 që mbahet në Indonezi në vjeshtë, përcjell albinfo.ch.
Ndërkohë, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, e tha këtë pas njoftimit nga presidenti indonezian, Joko Widodo, i cili bëri me dije se edhe Putin edhe homologu i tij ukrainas, Volodymyr Zelenski, janë pajtuar të jenë të pranishëm në samit në Bali, në nëntor.
Widodo, si kryesues aktual i grupit G20, tha se i ftoi këta dy presidentë për shkak të ndikimit të madh që lufta në Ukrainë ka në ekonominë globale.

Leave a Reply

Your email address will not be published.