SHBA-ja paralajmëron Iranin që të mos i japë Rusisë raketa balistike
Shtetet e Bashkuara dhe aleatët kanë paralajmëruar Iranin se ekonomitë e mëdha perëndimore do të vendosin sanksione të reja ndaj Teheranit nëse shtyn përpara planin për t’i ofruar raketa balistike Rusisë, për luftën e Moskës kundër Ukrainës.
Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, për muaj të tërë ka ngritur alarmin se Rusia po kërkon nga Irani raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi, pasi që Moska po përballet me sfida për të mbushur furnizimet e saj të armëve.
SHBA-ja ende nuk ka konfirmuar se raketat janë dërguar nga Irani në Rusi. Por, zyrtarët amerikanë janë alarmuar nga deklaratat e zyrtarëve iranianë që sugjerojnë se një marrëveshje për këtë çështje do të ndodhë shpejtë.
Një veprim që Grupi i Shtatë ekonomive më të mëdha në botë (G7) po punojnë është që t’ia ndalojnë Iran Air – kompanisë shtetërore të fluturimeve – që të fluturojë për në Evropë, tha një zyrtar i lartë i administratës Biden. Ky zyrtar, që foli në kushte anonimiteti, nuk tregoi se çfarë sanksionesh do të mund të vendoseshin ndaj Teheranit, por tha se një vendim i mundshëm do të mund të cilësohej si “masa të rëndësishme” ndaj Iranit.
LEXONI GJITHASHTU:
Marrëveshja PS-Rithemelimi në Konferencën e Kryetarëve, reagon Ambasada e SHBA
Dakordësia PS-Rithemelim, zbardhet kërkesa e Grupit të PD për 2 Komisionet Hetimore