“SHBA ka interes që Europa të ketë probleme,” argumenton analisti Ben Andoni

Shpërndaje lajmin

Analisti Ben Andoni është shprehur se SHBA ka interes që në Europë të ketë probleme.
Në një intervistë për Euronews Albania, Andoni theksoi se kjo ndodh pasi partneriteti i BE është konkurrent i SHBA.
Më tej ai theksoi se SHBA po afron shumë Serbinë.
“Amerikanët do të donin që Europa të mos i zgjidhte asnjëherë çështjet e veta dhe në  fakt ka një interes në SHBA që Europa të ketë probleme. Në këtë mënyrë SHBA i mban në një tension politik sepse e dini që partneriteti i BE-së është konkurrent i tyre.
Kjo konkurrencë është e dobishme e shëndetshme për SHBA-në ndërkohë që përballja me konkurrencën ekonomike të Azisë nuk është aspak e dobishme sepse të gjitha zhvillimet atje janë të vështira. SHBA nëpërmjet këtij dialogu çon mesazhe dhe te partneriteti i tyre që ka me Rusinë. SHBA gjithmonë edhe më shumë po e afrojnë Serbinë. Kanë partneritete të ndryshme dhe në ekonomi”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU: 

Atentati ndaj ish-prokurorit dhe “Rrumit”, jepen masat e sigurisë për të ndaluarit
Tentoi të pengonte policët që i vendosën gjobë të vëllait, e pëson keq 33-vjeçari

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *