SHBA me paketë të re ndihme për Ukrainën

Shpërndaje lajmin

Shtetet e Bashkuara kanë prezantuar ndihmën e re ushtarake për Ukrainën në vlerë të 2.5 miliardë dollarëve.
Aty përfshihen qindra pajisje të armatosura dhe ndihmë shtesë për sistemin ajror të Ukrainës.
Në ndihmën e fundit përfshihen 59 pajisje luftarake Bradley dhe 90 transportues të blinduar Stryker, ka thënë Departamenti amerikan i Mbrojtjes.
Në ndihmën e fundit përfshihen edhe sistemet raketore HIMARS, sistemet për mbrojtje ajrore Avenger, mijëra predha të artilerisë dhe 2.000 raketa, ka thënë mes tjerash Departamenti i Mbrojtjes.
Në total, Shtetet e Bashkuara kanë ndarë 27 miliardë dollarë si ndihmë për Ukrainën, prej kur Moska ka nisur luftën në shkurt të vitit të kaluar.
Aleatët perëndimorë kanë ofruar po ashtu armë në vlerë të miliarda dollarëve për Ukrainën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *