SHBA miratoi paketën e ndihmës ushtarake, Kremlini: Do ta shhkatërrojë më tej Ukrainën

0
Shpërndaje lajmin

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha sot se miratimi i një projektligji nga Dhoma e Përfaqësuesve të SHBA-së për të ndihmuar Ukrainën do të “shkatërrojë më tej” atë dhe do të rrisë numrin e vdekjeve në luftë.
Peskov theksoi gjithashtu për agjencinë ruse të lajmeve Tass se një dispozitë në ligj që lejon qeverinë amerikane të konfiskojë asetet ruse dhe t’i transferojë ato në Ukrainë për rindërtim do të dëmtonte imazhin e SHBA.
Moska, vazhdoi ai, do të përgjigjet me masa në interesin e saj.
Nga ana e saj, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova tha se projektligji i miratuar nga Dhoma e Përfaqësuesve për ndihmën e re ushtarake për Ukrainën, Izraelin dhe Tajvanin do të “thellojë krizat në mbarë botën”.
“Ndihma ushtarake për regjimin e Kievit është një sponsorizim i drejtpërdrejtë i aktivitetit terrorist”, tha Zakharova në Telegram.
“Për Tajvanin, kjo është ndërhyrje në punët e brendshme të Kinës. Për Izraelin, është një marshim me shpejtësi të plotë drejt përshkallëzimit dhe një rritje të paprecedentë të tensionit në rajon”, shtoi ajo./

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *