SHBA rikonfirmon mbështetjen për Kosovën
Shtetet e Bashkuara të Amerikës mirëpritën vendimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për ta pranuar propozimin e Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, përcjell albinfo.ch.
Në një bisede që Kurti zhvilloi të premten me Këshilltarin e lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, u konfirmua një gjë e tillë.
“Mirepresim vendimin për ta pranuar propozimin evropian për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë nëpërmjet dialogun të ndërmjetësuar nga BE-ja”, ka shkruar Chollet në Twitter.
Po ashtu SHBA rikonfirmoi mbështjetjen për Kosovën në integrimin në strukturat euroatlanike.
Pas bisedës që Kurti pati me Chollet reagoi ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Jeffry Hovenier, i cili tha se SHBA do të mbështetë plotësisht hapat e ardhshëm të propozim evropian për një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë.