SHBA: Sërish të shtëna, 3 të vrarë e 4 të plagosur në Los Angeles

0
Shpërndaje lajmin

Të paktën tre persona u vranë dhe katër u plagosën pas të shtënave në një lagje të pasur në zonën e Benedict Canyon të Los Angelesit, thanë autoritetet.
”Tre persona u vranë brenda një automjeti në rrugë dhe katër u plagosën jashtë”, tha një burim i zbatimit të ligjit për ”Los Angeles Times”.
I dyshuari ose të dyshuarit janë ende në arrati.
Dëshmitarë të ndryshëm thanë  se kishin parë disa makina që po largoheshin nga vendi i të shtënave brenda disa minutave.
Policia tha se të plagosurit u dërguan në spitalet lokale, ku dy prej tyre janë në gjendje kritike dhe dy janë në gjendje të qëndrueshme.
Të shtënat vijnë vetëm një javë pasi 11 persona u qëlluan për vdekje pas të shtënave masive në Monterey Park.
Tre ditë pas kësaj, një person i armatosur vrau shtatë persona në dy ferma në Half Moon Bay
 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *