SHBA-të mbështesin rrugën e Shqipërisë drejt BE-së

Shpërndaje lajmin

Shtetet e Bashkuara të Amerikës(SHBA) mbështesin rrugën e Shqipërisë drejt antarësimit në Bashkimin Evropian.
Kështu ka deklaruar Ambasada e SHBA-së në Tiranë përmes një postimi në Twitter.
“SHBA do të vazhdojë të mbështesë fort përparimin e Shqipërisë për t’u bërë shtet anëtar i BE, përfshirë përpjekjet për të zbatuar reformat e nevojshme”, thuhet në postim.

Të enjten e 16 marsit, për herë të parë është mbajtur Këshilli i Stabilizim Asociimit BE-Shqipëri. Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell kishte deklaruar haptazi se mirëpret drejtimin e Shqipërisë drejt BE-së. Mbajtjen e këtij këshilli, Borrell tha që populli shqiptar duhet ta marrë si mesazh se BE-ja është afër tyre.

Më tej, ai ka thënë se me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, kanë rënë dakord që qeveria e Shqipërisë të tërhiqet nga projekti i pasaportës së artë.
Në një konferencë të përbashkët për media me Borrellin, kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka thënë se Qeveria e tij do të presë vendimin e Gjykatës Evropiane lidhur me çështjen e “pasaportave të arta”./abcnews

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *