September 20, 2021

SHBA tërheq këtë ilaç kundër koronës: Shkakton më shumë dëm se sa dobi

Shpërndaje lajmin

Administrata Amerikane e produkteve të Ushqimit dhe Barnave (FDA) ka tërhequr miratimin emergjent për ilaçin  antitrupave Bamlanivimab, për trajtimin e Covid-19, shkruan srf.ch duke ju referuar mediave amerikane.

Fjala është për një të ashtuquajtur antitrup monoklonal i zhvilluar nga kompania farmaceutike amerikane Eli Lilly, transmeton albinfo.ch. Përdorimi i tij qe miratuar me kusht në nëntor të vitit të kaluar për trajtimin e sëmundjeve të lehta deri mesatare nga Covid-19.

Pas vlerësimit të mëtejmë të të dhënave, doli se variantet e virusit janë rezistente ndaj këtij antitrupi.

Si përfundim, u konstatua se përfitimet nga përdorimi i vetëm këtij preparati nuk janë më të mëdha se rreziqet e mundshme.

Bamlanivimab mund të shkaktojë reaksione të rënda imune.

Sipas infektiologut Clemens Wendtner nga Klinika e Mynihut, Bamlanivimab përdoret rrallë në klinika në realitet. Ky ilaç mund të injektohet vetëm tek pacientë shumë specifikë dhe mund të shkaktojë një reagim të rëndë imunitar deri në shok alergjik.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *