SHBA trondit Ilir Metën, e shpall pjesë të korrupsionit politik botëror, vlerëson Ardian Dvoranin që votoi për ta futur në burg në 2012

Share

Departamenti Amerikan i Shtetit i ka dhënë një goditje fatale sot Ilir Metës, duke e klasifikuar zyrtarisht si pjesë e korrupsionit madhor politik botëror. DASH ka renditur Ardian Dvoranin, i shpallur armik nga Ilir Meta dhe Sali Berisha, mes 12 personaliteteve më të spikatur në luftën kundër antikorrupsionit në botë. Ky vlerësim për Dvoranin është pa dyshim një mesazh përvëlues për Ilir Metën. Një nga betejat qëndrore të Ardian Dvoranit kundër korrupsionit është vota e tij për të futur në burg Ilir Metën në vitin 2012. Në atë kohë, kryeprokurorja Ina Rama kërkonte dënimin e Ilir Metës me 2 vjet burg. Dvorani ishte i vetmi që votoi për dënimin e Ilir Metës, veprim për të cilin Meta dhe Berisha i shpallën luftë Dvoranit.

Trupi gjykues përbëhej nga Ardian Dvorani kryesues dhe anëtarët Gani Dizdari, Majlinda Andrea, Arjana Fullani dhe Guxim Zenelaj. Majlinda Andrea është dënuar për korrupsion, ndërsa disa anëtarë të tjerë ia kanë mbathur nga frika e Vetingut.

Ardian Dvorani, ndryshe nga anëtarët e tjerë, mendonte se Ilir Meta duhej të futej në burg. Ai ka bërë një arsyetim të gjatë se pse Ilir Meta duhej të dënohej për video-skandalin në zyrat e Ministrisë së Ekonomisë.

Thelbi i çështjes qëndron tek ekspertiza e video-skandalit. Gjyqtari mendon se ekspertiza e kryer nga eksperti amerikan Glenn Bard dhe eksperti anglez Adrian Philips, të cilët e nxorën videon autentike, ishte e ligjshme dhe e rregullt.

Nëse gjykata do ta kishte pranuar këtë ekspertizë, Ilir Meta do të kishte përfunduar në burg dhe sot do të ishte jashtë politikës.

Në lidhje me ekspertizën, gjyqtari Ardian Dvorani arsyeton: “Si gjyqtar në pakicë, në këtë vendim të ndërmjetëm kam mendimin se veprimi për caktimin e ekspertëve të huaj ishte i rregullt dhe aktet e ekspertimit të përpiluara prej tyre ishin të vlefshme dhe të pranueshme. Po kështu, provat që iu nënshtruan këtij ekspertimi dhe provat që u evidentuan si rezultat i ekspertimeve ishin të përdorshme. Ekspertët ishin persona posaçërisht të specializuar dhe me përvojë të gjatë e të spikatur në SHBA dhe Mbretërinë e Bashkuar për informatikën ligjore dhe atë audio-video, zyrtarisht të njohur dhe angazhuar pranë autoriteteve hetimore e gjyqësore të shteteve të tyre”, ka thënë Dvorani.

Ndërsa në deklaratën e DASH thuhet se “Siç e ka theksuar Presidenti Biden, angazhimi ynë për të vërtetën, transparencën dhe llogaridhënien është një mision që ne duhet të jetojmë në shtëpi dhe ta ilustrojmë jashtë. Unë përgëzoj përkushtimin e këtyre 12 individëve trima për të njëjtat ideale. Të nderuarit janë: Ardian Dvorani i Shqipërisë, Diana Salazar i Ekuadorit, Sophia Pretrick i Shteteve të Federuara të Mikronezisë, Juan Francisco Sandoval Alfaro i Guatemalës, Ibrahima Kalil Gueye i Guinesë, Anjali Bhardëaj i Indisë, Dhuha A. Mohammed nga Iraku, Bolot Temirov të Republikës së Kirgistanit, Mustafa Abdullah Sanalla të Libisë, Viktor Sotto nga Filipinet, Francis Ben Kaifala nga Sierra Leone dhe Ruslan Ryaboshapka të Ukrainës. Ata na frymëzojnë ne dhe kaq shumë homologë të tyre që ndjekin këto ideale në të gjithë botën. Shtetet e Bashkuara zbatojnë një nga kornizat më të fuqishme antikorrupsion në botë. Ne ishim të parët që kriminalizuam ryshfetin e huaj dhe në partneritet me homologët e huaj, kanë rikuperuar dhe kthyer më shumë se 1 miliard dollarë në pasuritë publike të vjedhura vetëm në dy vitet e fundit”. /Pamfleti


Share

Komente