SHBA: Trump të largohet menjëherë pas dhunës

Share

438755393 highres 1

Pesëdhjetë e shtatë për qind e amerikanëve duan që Presidenti Donald Trump të hiqet menjëherë nga detyra, pasi ai inkurajoi një protestë këtë javë që u përshkallëzua në një trazirë brenda Kapitolit të SHBA-së, sipas një sondazhi të Reuters.

Sondazhi kombëtar i opinionit publik, i kryer të enjten dhe të premten, gjithashtu tregoi se shtatë nga ata që votuan për Trump, një republikan, në nëntor kundërshtuan veprimin e mbështetësve që hynë në Kapitol ndërsa ligjvënësit po mblidheshin për të vërtetuar fitoren e  Joe Biden.

Pothuajse 70% e amerikanëve të anketuar gjithashtu thanë se ata nuk i pranojnë veprimet e Trump në prag të sulmit të së mërkurës. Në një tubim më herët gjatë ditës, Trump kishte inkurajuar mijëra ndjekës të tij për të marshuar drejt Kapitolit. Kaosi në Capitol Hill, në të cilin një oficer policie dhe katër të tjerë vdiqën, është dënuar gjerësisht nga Demokratët dhe Republikanët, shkruan “Reuters”, përcjell albinfo.ch.


Share

Komente