SHBA vendos sanksione ndaj kompanisë kineze që prodhon dronë

Share

Autoritetet në SHBA kanë vendosur sanksione ndaj kompanisë kineze të prodhimit të dronëve “DJI” dhe 7 kompanive të tjera kineze. Departamenti i Thesarit ndaloji të mërkurën qytetarët amerikan që të blejnë dhe ti shesin aksione këtyre kompanive. Dyshohet se dronët “DJI” janë përdorur për vëzhgimin e myslimanëve ujgurë në Kinë.

Ky vendim nuk ndalon qytetarët amerikanë që te blejnë dhe të përdorin dronët “DJI”. Në 2020 Departamenti i Tregtisë ndaloji kompanitë amerikane që ti shisnin produkte kompanisë kineze raporton “BBC”. Policia e Nju Jorkut dhe 900 agjensi të tjera të sigurisë përdorin produkte të kompanisë kineze.

Autoritetet në SHBA kanë përdorur dronët “DJI” për të fikur zjarret në Kaliforni. Kompania kineze kontrollon 80% të tregut të dronëve në Amerikë. /

Komento