Shefi i grupit të industrisë: Nuk ka salmonelë në çokollatën zvicerane

Shpërndaje lajmin

Javën e kaluar prodhuesit italian të ëmbëlsirave Ferrero iu desh të tërhiqte rreth 40 produkte të tij nga shitja në të gjithë Evropën për shkak të salmonelës, shkruan albinfo.ch.
Ndër produktet e hequra nga raftet janë vezët e njohura me çokollatë Kinder Surprise.
Shoqata e Prodhuesve Zvicerian të Çokollatës (Chocosuisse) nuk humbi kohë duke njoftuar se çokollata e prodhuar në Zvicër nuk përmban ‘surpriza’ të ngjashme.
“Një incident i tillë ka shumë pak gjasa. Nuk mbaj mend një rast të tillë nga një prodhues zviceran”, tha presidenti i Chocosuisse, Urs Furrer.
Arsyeja, sipas Furrer, është se prodhuesit zviceranë të çokollatës kanë standarde shumë strikte të sigurisë së produktit, duke përfshirë kontrollin rigoroz të të gjitha lëndëve të para si kakao. /Albinfo.ch
 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *