Shefi i Pentagonit flet pas udhëtimit në Kiev: Dua ta Rusinë të dobësuar

Shpërndaje lajmin

Shefi i Pentagonit, Lloyd Austin tha të hënën se SHBA-ja dëshiron që “të shohë Rusinë të dobësuar deri në atë masë sa nuk mund të bëjë ato gjëra që ka bërë në pushtimin e Ukrainës”.
Sekretari amerikan i mbrojtjes tha gjithashtu gjatë konferencës për shtyp se ai beson se Ukraina mund të fitojë me mbështetjen e duhur.
Komentet e tij pasojnë një udhëtim në Kiev të dielën së bashku me Sekretarin e Shtetit të SHBA Antony Blinken, ku të dy u takuan me Presidentin e Ukrainës Zelensky.
Gjatë udhëtimit të tyre, ata njoftuan se diplomatët amerikanë do të fillonin të kthehen gradualisht në Ukrainë dhe se SHBA i kishte ofruar Ukrainës 700 milionë dollarë ndihmë ushtarake shtesë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.