Shehi: Të bashkohemi e të largojmë Edi Ramën, problemi i vetëm që ka PD

0
Shpërndaje lajmin

Kreu i LZHK-së Dashamir Shehi, propozon që të gjithë partitë opozitare të bashkohen në mënyrë që të largojnë Edi Ramën nga pushtetit dhe korrupsionin nga administrata.
Në një intervistë për Euronews Albania, ai tha se problemi i vetëm që ka PD është se mendon se është e vetmja parti në opozitë dhe se nuk ka parti të tjera.
Po ashtu u bëri thirrje dhe socialistëve të zhgënjyer nga Rama që të bashkohen me opozitën.
“Problemi është të largojmë Edi Ramën nga pushteti. Të largojmë PS, të largojmë korrupsionin nga administrate publike dhe për këtë duhet të bashkojmë forcat. Sherri që kanë brenda e dëmton PD, por më shumë se të gjitha PD e dëmton një ide e gabuar se nuk është PD e vetmja forcë opozitare dhe nëse do me fituar zgjedhjet nuk mjafton vetëm PD.
Të bashkohemi të gjithë opozita dhe ajo pjesë e PS që është progresiste që nuk e do më Edi Ramën të vijë nga ne. Nëse nuk kanë kuptuar këtë gjë, s’kanë kuptuar asgjë nga politika ose nuk duan të kuptojnë.”- tha Shehi.
LEXONI GJITHASHTU: 

Pas disa ditësh me grip, Berisha bën daljen e parë për 2023-shin në Tik Tok
Tritan Shehu: Kam firmosur që Ervin Salianji të jetë kreu i grupit të PD-së
Mbipopullimi në burgje, Manja: Në 2023 do t’i propozojmë Parlamentit amnisti penale

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *