Shembi urën e Darëzezës, Gjykata e Fierit jep vendimin për 52-vjeçarin

Shpërndaje lajmin

Gjykata e Fierit ka dhënë masën e sigurisë “Arrest në shtëpi ” për 52-vjeçarin Luftar Panahori, i cili akuzohet se shembi urën e Darzezës.

Ngjarja 3 ditë më parë:

Ura e fshatit Darëzezë është shembur, ndërsa një mjet i tonazhit të rëndë që po kalonte ka rënë në lumë. Megjithëse ishte premtuar se do të ndërtohej një urë e re 6 muaj më parë, ende nuk ishin marrë masat.

Ura ishte e amortizuar prej kohësh dhe nuk ka arritur që ta mbante peshën e madhe prej 50 tonësh që kishte kamioni. Në disa raste banorët e kanë ngritur si shqetësim.

Fatmirësisht nga shembja e urës nuk ka persona të lënduar, por ajo ndërpret komunikimin e banorëve të fshatit me zonat e tjera përreth.

Kjo është një urë që është ngritur nga ushtria gjatë përmbytjeve të vitit 2017 pasi u shemb e para. Për pak ditë kompania fituese do të niste punën për ndërtimin e urës së re.

Ushtria po diskuton mundësinë për të vendosur urë provizore për kalimin e banorëve deri në ndërtimin e urës së re punimet për të cilën kanë nisur 10 metra më poshtë. /albeu.com/


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *