November 28, 2021

Shënohet eklipsi hënor më i gjatë në mbi 500 vjet

Shpërndaje lajmin

Amerika e Veriut dhe pjesa më e madhe e Amerikës së Jugut shijuan një eklips hënor, i cilësuar si eklipsi me kohëzgjatjen më të lartë që nga viti 1440.

Eklipsi nuk ishte i dukshëm në shumicën e shteteve të Evropës.

Një eklips hënor ndodh kur Dielli, Toka dhe Hëna janë në një linjë.

Eklipsi i sotëm, edhe pse vetëm i pjesshëm, zgjati tre orë, 28 minuta e 23 sekonda – më i gjati që nga 18 shkurti i vitit 1440 i cili zgjati 23 sekonda më pak se ky i sotmi.

Pasi mbaroi, Hëna u duk sërish e plotë.

Njerëzit e apasionuar pas fenomeneve hapësinore, para përfundimit të vitit mund të shijojnë disa shfaqje.

Shiu i meteorëve do të arrijë kulmin nga 13 deri më 14 dhjetor, dhe shiu i meteorëve Ursid do të arrijë kulmin më 22 dhjetor. Një eklips total i diellit, sipas NASA kur hëna do të kalojë mes Tokës dhe Diellit, do të ndodhë më 4 dhjetor./Euronews


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *