Shënohet pesëvjetori i sulmit racist në Mynih, ku kishin vdekur edhe tre të rinj nga Kosova

Share

Sot u bënë 5 vite nga atentati racist i 22.07.2016 në Mynih ku në mesin e 9 viktimave ishin edhe Armela, Dijamanti dhe Sabina, 3 të rinj nga Kosova.
Në nderim dhe përkujtim të viktimave të këtij atentati racist, Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në këtë përvjetor të pestë vendosi një kurorë lulesh dhe bëri nderime pranë memorialit të të rënëve.

Në mesin e një numri të madh të të pranishmëve, përveç familjarëve të viktimave, ishin edhe përfaqësues fetarë, të politikës dhe të institucioneve të ndryshme bavareze, si Kryebashkiaku i Mynihut z. Dieter Reiter, Kryeministri i Bavarisë Dr. Markus Söder, Kryeparlamentarja znj. Ilse Aigner e shumë të tjerë.
Në bisedë me familjet e viktimave, Konsulli i Përgjithshëm z. Afrim Nura në emër të konsullatës dhe institucioneve të Kosovës shprehu edhe njëherë ngushëllimet e sinqerta për humbjen e më të dashurve të tyre, thuhet në një njoftim për media, nga Konsullata e Republikës së Kosovës në Mynih.

Komento