Shërbime në zyrat e gjendjes civile për të moshuarit pa akses në e-Albania

Shpërndaje lajmin

Zëvendës ministri i Brendshëm, Andi Mahilaj deklaroi se qytetarët e moshës së tretë të cilët nuk kanë akses në platformën e-Albania, mund të marrin shërbime në sportelet e gjendjes civile.
Deklarata e Mahilajt, u bë këtë të premte teksa vizitoi ambientet e gjendjes civile në qytetin e Vlorës.
Sipas tij, procesi i  sporteleve të ” mbyllura ” dhe aplikimet online ka shkuar mirë duke evituar radhët e gjata dhe pritjen.
“Do të paraqitet në sportelin fizik të bashkive përkatëse dhe do t’i hapet adresa në e-Albania nga punonjësi i gjendjes civile dhe do t’i bëhet aplikimi. Zonat e thella deri dje kanë funksionuar me zyrat fizike që vazhdojnë të jenë kudo”, tha ai.
Megjithatë, shumë qytetarë të moshës së tretë kanë pasur më shumë vështirësi për aksesimin e shërbimit dhe u janë drejtuar qendrave të internetit.
Ndërsa, kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli u shpreh se nuk do të ketë reduktim të stafit dhe punonjësve, por më shumë përgjegjësi për të ofruar në kohë shkresat dhe përgjigjet që kërkohen elektronikisht.
LEXONI GJITHASHTU

Bankat ankohen për sistemin e taksave, Rama: Bashkohuni në e-Albania
Qeveria do detyrojë bankat të hapin llogari bazë pa pagesë

Leave a Reply

Your email address will not be published.