January 21, 2022

Sherr ‘live’ në Selinë e PD mes Evi Kokolarit dhe mbështetëses së Bashës (VIDEO)

Shpërndaje lajmin

Një përplasje fizike ka ndodhur ditën e sotme në derën e Selisë së Partisë Demokratike, ku zonja Evi Kokalari së bashku me Albana Vokshin dhe disa gra të tjera të LDG-së po flisnin për mediat.

Një mbështetëse e Luklzim Bashës i ka shkuar nga pas dhe nuk i ka lejuar të flasë. Më pas kjo mbështetëse e ka prekur dhe fizikisht Evi Kokalarin, anëtare e Komisionit të Rithemelimit. Kjo ka bërë që Kokalari t’i kthehet dhe t’i kërkojë që mos ta prekë dhe në një moment gati sa nuk filloi dhe një sherr fizik mes tyre por ndërhyrja e personave prezent e penguan.

Momenti kur ndodh sherri

Evi Kokalari: Jeta ime është pak më e rëndësishme sesa lajmi që do jepni ju. U diskutuan ato që do bëjmë të shtunën. Gjithë java është në punë. Pavarësisht nga dhuna. Kjo është dhunë verbale. Lulzim Basha duhet të marrë përgjegjësi për atë që ndodhi më parë. Jam votuar me mbi 4000 delegatë për të qenë pjesë e Komisionit të Rithememelimit. Nuk mund të kontrollojë dy gra me probleme. Ky është Lulzim Basha. Si qenka ky provokim.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *