Sherr me grushta në fushatë/ Sllovaki, ish kryeministri godet ish ministrin e tij
Ish-kryeministri sllovak, Igor Matoviç dhe ish-ministri i Brendshëm, Robert Kalinak janë bërë kryefjalë e mediave ndërkombëtare për shkak të një sherri që degradoi në një përleshje me grushta.
Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale, është Robert Klinak ai që i afrohet makinës së ish-kryeministrit dhe e sulmon atë.
Ngjarja e pakëndshme vjen përgjatë fushatës elektorale me zgjedhjet që do të mbahen më 30 shtator.
Ish kryeministri sllovak, Igor Matoviç i cili bën pjesë në koalicionin OLANO renditet i dyti sipas sondazheve të deritanishme.
Ndërsa ish-ministri i Brendshëm është pjesë e listave të partise SMER-SSD, një partie kjo e cila me kryeministër Robert Fico-n ka qeverisur vendin për tre mandate dhe sipas sondazheve, pritet të dalë forcë e parë.
Ky sherr ndodhi pas ish kryeministri Igor Matovic shkoi ne nje conference te partise SMER-SSD me nje kamion ku shkruhej “nuk do t’iu dorezojme ne duart e mafias.” Matovic kishte marre edhe altorparlant nepermjet te cilit po akuzonte ish- ministrin e brendshem per politika te dobeta migracioni ne kohen kur ai ishte ne pushtet.
Robert Kalinak shkoi tek makina e ish-kryeministrit dhe u perpoq qe ti hiqte altoparlantet duke I trokitur ne deren e makines, perpara se debati te degradonte ne dhune fizike.
Ish ministry I Brendshem goditi ish-kryeminstrin me grusht dhe vetem fale nderhyrjes se policies sherri perfundoi.