Sherr me sende të forta mes 5 personave në Lushnjë, plagoset një prej tyre

0
Shpërndaje lajmin

Një 29-vjeçar ka përfunduar në spital pas një sherri ku kanë qenë të përfshirë edhe 4 persona të tjerë. Ai pasi mori mjekimin në spital është shoqëruar në komisariatin e Lushnjës së bashku e dy nga personat e tjerë të përfshirë në këtë konflikt.
Policia ndërkohë po vijon punën për kapjen e J. S., dhe M. S., të cilët ishin gjithashtu pjesë e konfliktit ku mbeti i plagosur shtetasi D. S.
Ende nuk dihen rrethanat e kësaj ngjarje, por deri më tani dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 18:30 në qendër të fshatit Karbunarë, Lushnjë, si pasojë e një konflikti për motive të dobëta midis disa shtetasve të cilët janë konfliktuar me sende të forta dhe mjet prerës, ka mbetur i  dëmtuar jashtë rrezikut për jetën  shtetasi D. S., 29 vjeç, i cili pasi mori mjekim në spital  është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lushnjë bashkë me 2 shtetas  të tjerë të  përfshirë  në konflikt, konkretisht shtetasit A. H., dhe E. M., për sqarimin e rrethanave të këtij konflikti.
Shërbimet e Policisë po punojnë për kapjen e shtetasve J. S., dhe M. S., të cilët ishin gjithashtu pjesë e konfliktit ku mbeti i plagosur shtetasi D. S.
Oficerët e Policisë Gjyqësore nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *