Sherri me grushte dhe armë mes kushërinjve në Maliq, policia jep detaje (VIDEO)

Shpërndaje lajmin

Një sherr me grushte dhe armë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Maliq të Korçës mes disa kushërinjve. Në lidhje me këtë ngjarje, policia ka dhënë detaje ku bën të ditur se është vënë në pranga personi që tentoi të vriste një shtetas me armë zjarri.

Pasi kishte qëlluar me armë zjarri, 23-vjeçari ishte larguar nga vendngjarja por policia bëri të mundur kapjen dhe arrestimin e tij si dhe sekuestrimin e armës.

Njoftimi i policisë:

Maliq

Tentoi të vriste me armë zjarri një shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta, bie në prangat e Policisë 23-vjeçari.

Sekuestrohet arma e zjarrit tip pushkë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. G., 23 vjeç, banues në fshatin Podgorie, Maliq. Ky shtetas ditën e sotme, në fshatin Podgorie, gjatë një konflikti për motive të dobëta me shtetasin M. H., 23 vjeç, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri tip pushkë në drejtim të tij, por pa i shkaktuar dëmtime dhe më pas është larguar nga vendngjarja.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq, në bashkëpunim me Strukturat për Hetimin e Krimeve në Dvp Korçë dhe Forcat Speciale “Shqiponjat”, falë ndërhyrjes së shpejtë, bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e autorit të dyshuar të ngjarjes shtetasit E. G., si edhe nga kontrolli i ushtruar në afërsi të vendit ku kishte ndodhur konflikti, gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit tip pushkë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”./albeu.com


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *