September 25, 2021

Sherri në Vllaznia-Laçi: Dënohet veç Obanor, kamerat kapin mat edhe një shkodran

Shpërndaje lajmin

Erhun Obanor u dënua me pesë ndeshje pasi në fund të duelit të Kupës me Vllazninë goditi me shkelm Herald Markun. Nigeriani mori në moment karton të kuq dhe sot Komisioni i Disiplinës dhe Etikës mori edhe vendimin për ta pezulluar.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by SportiShqiptar.info (@sportishqiptar.info)

Gjithsesi në sherrin e ndodhur në “Loro Boriçi” protagonist nuk ka qenë vetëm Obanor. “Lupa” e komisionit disiplinor dhe syri i zyrtarëve të ndeshjes nuk ka pikasur një tjetër futbollist që tregon cilësitë në karate.

Pamje filmike tregojnë sulmuesin e Vllaznisë, Demir Imeri, teksa e godet më pas Obanor të Laçit. Komisioni i Disiplinës edhe një herë tjetër tregon se ka “fobi” të shohë pamjet filmike dhe Imeri për momentin ka shpëtuar.

Ditën e djeshme Obanor pas sherrit reagoi dhe theksoi se ishte quajtur nga Herald Marku “majmun i zi”. Mesfushori i Vllaznisë i hodhi poshtë pretendimet e nigerianit dhe i cilësoi si një shpifje e ulët. / abcnews.al

 


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *