Sherri që solli dorëheqjen, flet për herë të parë Mançini pas largimit nga axurrët

0
Shpërndaje lajmin

Largimi i Roberto Mançinit nga kombëtarja e axurrëve ishte një rrufe në qiell të hapur, ndërsa të gjithë ngrinin të habitur pikëpyetjet mbi dorëheqjen e tij. Ka qenë vetë 58-vjeçari i cili ka komentuar vendimin, ndërsa ka bërë me dije se shkak për këtë është bërë krisje e marrëdhënieve me presidentin e federatës italiane të futbollit, Gabriele Gravina.
“U përpoqa t’ia shpjegoja arsyet e mia Gravinas, i thashë presidentit se kisha nevojë për qetësi, ai nuk e garantoi këtë dhe dhashë dorëheqjen. A keni parë ndonjëherë një president federate të ndryshojë stafin e trajnerit të kombëtares? Gravina donte ta bënte këtë prej një viti. Nuk bëra asgjë për t’u masakruar”, deklaroi Mançini.
Më tej italiani ka folur rreth të ardhmes dhe ofertave të ardhura në drejtim të tij.
“Arabia Saudite? Nuk e mohoj se ka interes nga ana e tyre. Dy situatat janë të pavarura dhe në çdo rast tani nuk dua të mendoj për këtë gjë”, tha ai.
Roberto Mançini ka një karrierë të pasur si futbollist e më pas si trajner, ndërsa nën drejtimin e kombëtares së axurrëve ka fituar Europianin e 2020-ës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *