November 29, 2021

Shi dhe ulje temperaturash, çfarë ndodh me motin këtë të shtunë (FOTO LAJM)

Shpërndaje lajmin

Fundjava do të nisë me mot të paqendrueshëm. Vranësirat parashikohen mesatare dhe të dendura.

Që prej orëve të para pas mesnatës parashikohen reshje e shtrëngata shiu në veriperëndim e jug. Gjatë ditës reshjet do të përfshinë pjesën më të madhe të vendit me intensitet të ulët.

Në veri, jug e bregdet do të vijojnë reshjet e shiut e shtrëngatat e shkurtra me intensitet mesatar e në formë të lokalizuar rrebeshe shiu me rrufe në këto zona.

Era gjatë së shtunës do të fryjë nga kuadrati i jugut mesatare ndërsa të dielën do të kthejë drejtim nga veriu e verilindja mesatare dhe bregdetin verior e vrullshme. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 3-4 ballë. / /

 


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *