Shifër rekord, BE-ja akordon 920 milion euro për të ndihmuar qytetarët irlandez

Share

Sipas “BBC” Komisioni Evropian do akordojë shifrën e 920 milion eurove për të ndihmuar Irlandën që të përballojë pasojat e Brexit. Irlanda është shteti i parë që përfiton këtë shumë dhe që do ti akordohet shuma më e madhe e parave. BE-ja ka krijuar një fond prej 5,4 miliard eurosh për të ndihmuar vendet që të përballojnë pasojat e Brexit.

Komisionerja Elisa Ferreira deklaroi, se Brexit ka pasur një impakt negativ në jetën e qytetarëve evropianë por që më  shumë ka ndikuar në jetën e irlandezëve. Irlanda ka pasur një rol të madh në marrëveshjen e arritur midis BE-së dhe Mbretërisë së Bashkuar, për shkak se një pjesë e shkëmbimeve tregtare ndodhin në territorin e saj.

Qeveria irlandeze ka përgatitur një plan në nëntor nëqoftëse Mbretëria e Bashkuar tërhiqet nga një pjesë e marrëveshjes për shkak të efekteve negative që mund të ketë në ekonominë e vendit.

/

Komento

Recent Posts

  • dimer
  • perime
  • Shëndet
  • vlera ushqyese

Perimet e dimrit që na bëjnë mirë

2 hours ago
  • Kuriozitete
  • lajme
  • lifestyle

Edhe një shtet teston sistemin ‘4 ditë pune në javë’

2 hours ago