Shifër rekord, kapen 740 kg kokainë në Maltë, ja ku fshihej (FOTO LAJM)

Shpërndaje lajmin

Zyrtarët doganorë maltezë sekuestruan 740 kilogramë kokainë me pastërti të lartë të fshehur brenda një kontejneri me banane, në një rekord të kapjes së drogës.

Kokaina ishte ruajtur në pako prej një kilogram, të fshehura brenda kontejnerit prej 40 metrash, i cili ishte nisur nga Ekuadori për në Slloveni.

Sasia e drogës u zbulua pas një skanimi në portin e  Maltës, i cili zbuloi mospërputhje në peshën e kutive që kishin lëndën narkotike me kutitë e tjera brenda kontejnerit.

Zyrtarët doganorë vlerësuan që vlera e drogës kapte shifrën mes 90 dhe 100 milionë eurove (109,3 dhe 121,5 milionë dollarë).

Ngarkesa është vepra më e madhe e drogës ndonjëherë në historinë malteze, duke thyer një rekord të konfiskimit të kokainës prej 612 kilogramësh të bërë në fund të vitit 2020.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *