Shifra alarmante në Itali/ Shënohen 692 viktima dhe rreth 35 mijë të infektuar me Covid

Share

Italia ka regjistruar 34,767 raste të reja me koronavirus dhe 692 viktima gjatë 24 orëve të fundit.

Nga 237,225 tamponë të realizuar Italia ka shënuar 34,767 raste të reja me koronavirus duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve pozitive në 791.746.

Gjatë 24 orëve të fundit në Itali janë regjistruar 692 viktima nga koronavirusi duke e çuar numrin total të të vdekurve nga Covid-19 në 49,261.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë numri i përgjithshëm i të shtruarve në spital në Itali është 37,821 pacientë, prej tyre 3,758 pacientë janë në kujdes intensiv.

Rajoni me numrin më të lartë të rasteve të reja është Lombardia me 8,853 raste e ndjekur nga Veneto me 3,567 raste./CNA.al

Burimi: https://www.rainews.it/dl/rainews/articoli/Coronavirus-34.767-nuovi-casi-692-morti-e-237.225-tamponi-da-ieri-bb047287-2b85-4f2d-90f9-385cbb247b33.html?refresh_ce


Share

Komente