Shpërndaje lajmin

Një ditë pasi u grabit shtëpia e këngëtares shqiptare, Morena Taraku, është bërë me dije edhe shifra marramendëse që iu vodh.
Bëhet fjalë për plot 340 mijë euro, ku përfshihen rreth 15 mijë dollarë cash dhe ora, stoli të ndryshme, gjerdan e byzylykë.
Artistja shqiptare nga Peja ishte e para që bëri të ditur lajmin me anë të një postimi në rrjetet sociale. Ajo ka zbuluar disa pamje nga vjedhjet, ku shihen qartë kutitë bosh, pa bizhuteritë që supozohet të ishin në to.
Menjëherë pas ngjarjes, Taraku ka bërë denoncimin në polici. Madje për shkak të shumës së vjedhur ngjarja është transmetuar në një edicion informativ në Turqi, ku u shfaqën edhe pamje nga shtëpia e këngëtares.
Paraprakisht bëhet me dije se hajdutët e dinin se ku ishin gjërat me vlerë, pasi kanë hyrë në shtëpi, kanë shkuar në dhomën e zhveshjes, kanë thyer derën dhe vodhën vetëm bizhuteritë dhe paratë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *